Nga nesër nisin aplikimet për ekzaminim dermatologjik falas
Regjistrimi për ekzaminime dermatologjike falas për pacientët me melanoma të dyshuar fillon nesër më 15 prill dhe do të zgjasë deri më 8 maj në të gjithë Serbinë në klinikat publike dhe private.
Të gjithë pacientët që dyshojnë për sëmundje të rrezikshme të lëkurës mund të raportojnë përmes faqes së internetit Euromelanoma Serbia, ndërsa të gjithë qytetarët e tjerë mund të caktojnë ekzaminimin parandalues duke telefonuar në numrin 0800222888, gjatë datave 6 dhe 7 qershor, nga ora 08:00 deri në 20:00.
Ekzaminimet e parapara pa pagesë do të organizohen më 13 qershor në tërë Serbinë, njoftoi sot doktoresha Danica Tiodoroviq.
Ekzaminimet falas të qytetarëve po organizohen sërish në të gjithë Serbinë pas një vonese dyvjeçare për shkak të epidemisë së Covid-19.
Në kuadër të fushatës së këtij viti do të organizohen aktivitete dhe trajnime të shumta në Sremska Mitrovicë, rrethin e Zlatiborit, Pirot dhe Graçanicë.
Dr. Tiodoroviq theksoi se sivjet, gjatë korrikut dhe gushtit, fëmijët do të ekzaminohen dhe do të arsimohen pa pagesë në kampet e vaterpolit të Shoqatës së Vaterpolistëve të Serbisë dhe në kampet e volejbollit të Vanja Gërbiqit.