Njoftohen çmimet e reja të karburanteve: Ja sa do të paguajmë deri më 6 maj

Sot nga ora 15, një litër Eurodizel do të kushtojë maksimumi 206,20 dinarë, ndërsa benzina BMB 95 premium 184 dinarë, njoftoi sot Ministria e Tregtisë.
Në dy javët e kaluara çmimi maksimal i Eurodieselit ishte 196,30 dinarë për litër dhe 174,10 dinarë për litër Euro Premium BMB 95, kështu që nga sot të dyja këto derivate janë më të shtrenjta.
Për përkujtim, Qeveria e Serbisë dje ka miratuar Dekretin e ndryshuar për kufizimin e çmimit të derivateve të naftës, me të cilin çmimi mesatar i shitjes me shumicë të euro dizelit dhe euro premium BMB 95 në territorin e Serbisë është rritur për rreth 7 dinarë.
Subjektet afariste që tregtojnë lëndë djegëse motorike dhe të tjera në pikat e furnizimit të automjeteve janë të detyruara që të vazhdojnë t’i dorëzojnë këto derivate duke derdhur në rezervuarët e lëvizjes së automjeteve dhe mjeteve lundruese për transportin e derivateve të naftës në një sasi maksimale prej 60 litrash.