Lajme

Nuk ka vaj dhe sheqer në Bujanoc

Raftet e rezervuara për vajin e lulediellit në disa dyqane të Bujanocit janë bosh që nga mëngjesi i sotëm. Shitësit thonë se javën e fundit ka pasur një kërkesë të madhe për këtë artikull ushqimor dhe se shitjet janë të kufizuara në mënyrë që produkti të jetë i disponueshëm për të gjithë.

“Si vjen, ashtu shkon” është një fjali që prej disa ditësh thuhet nga shitësit për blerësit që do të donin të blinin të paktën një litër vaj ulliri.

– Marrim sasi të vogla andaj e kemi kufizuar shitjen e vajit të lulediellit që të ketë sasi të nevojshme për gjithë qytetarët, sepse vijnë individë dhe kërkojnë disa pako – thotë një nga shitësit.

Ata beojnë se kërkesa e lartë për vaj është pasojë e Dekretit për kufizimin e çmimeve të ushqimeve bazë, i cili është i vlefshëm deri në fund të muajit prill, ndaj blerësit druajnë nga një rritje e re çmimeve.

Ka edhe nga ata që besojnë se vaji i lulediellit blihet në sasi të mëdha për shkak të rishitjes së mëtejshme në Kosovë.

Në shitoret e Bujanocit çmimet e vajit të lulediellit variojnë nga 200 deri në 230 dinarë për litër, kurse sasitë që blihen shiten shpejt.

Ata thonë se situata është e ngjashme me sheqerin, ndërsa blerja në sasi të mëdha e miellit duket se është ndalur, kështu që ky artikull ushqimor është në dispozicion të klientëve me një çmim prej 65 deri në 90 dinarë për kilogram.

Related Articles

Back to top button