Pse të votohet për deputet të Parlamentit të Serbisë? Ç’farë të mirash na sjell nji apo dy e tre e qofshin edhe dhjetë deputet shqiptar?
Nga Avdush Limani
Sot 3 Prilli po mbahen votimet parlamentare në Serbi! Në këto votime po marrin pjesë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët jan manipuluar dhe shantazhuar me premtime të kota nga politikanët shqiptar!
Është e dhimbëshme dhe e turpshme se si partitë tona politike të përçara mes vete, për tridhjetë vite ato u treguan të paafta për të jetësuar vendimin e Referendumiti dhe jo vetëm, por ato shkelin parimet dhe vendimet e Referendumit të 1992! Pa mëshirëshëm shkilet edhe lufta heroike e UÇPMB-ës dhe gjaku i 28 Dëshmorve që derdhën gjakun e tyre vetëm me një qëllim, që këto troje të jenë të lira dhe se duhet bashkuar Republikës së Kosovës! Partitë tona politike duke aplikuar metoda të rrezikshme për këte popull ato orjentojn politikat e tyre drejt Beogradit!
Tani shtrohet pyetja: pse të votohet për deputet të Parlamentit të Serbisë? Ç’far të mirash na sjell nji apo dy e tre e qofshin edhe dhjetë deputet shqiptar?
Është paradoksale të kesh deputet në nji parlament ku shqiptarët nënçmohen, fyen e degradohen deri në ate masë sa edhe nuk llogariten as për njeri, dhe gjitha këto fyerje, nënçmime e sharje legjitimohen nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë! Shqiptarët e Luginës së Preshevës si minoritet në Serbi, sot jemi populli ma i shtypur dhe diskriminuar jo vetëm në Serbi por edhe në Europë! Ne jetojm nën frikën e krismave që panderpre ndegjohen nga ushtria dhe gjandarmëria serbe! Ne jetojm në Serbinë ku pa arësye na mirret e drejta rezideciale, vetëm pse kur postjeri na bie një letër ose ftesë nëse ne nuk gjindemi në shtëpi neve,ne humbim nënshtetësinë, edhe pse kemi pronat tona, shtëpit, tokat e pasurit tjera të patundëshme për të cilat paguaj tatime dhe taksa shtetit të Serbië!Jemi të pambrojtur as nga ligji as nga njeriu! Neve në vazhdimësi na shkilen të drejtat themelore elementare të njeriut, e drejta në punë, zhvillim ekonomik, punësim, e drejta në arsim, në shëndetësi, e mos të flasim për mohimin e festave tona kombëtare, të drejtat për përdorimi i flamurit kombëtarë e shumë të tjera! Neve si popull shqiptar e kemi vetëm të drejtën e migrimit, hikjes nga ky vend e që Serbisë i konvenon që ne sa ma shumë të hikim nga ketu dhe Lugina të zbrazet, dhe Lugina po zbrazët, neve po na hik rinia, po na hikin kuadrot, po na hikin nxënësit, çdo ditë po rrezikohemi se do të na mbyllen edhe shkollat, ky është mjerimi ynë që nuk ka kapërdim! Ka afërsisht tri dhjetë vjet që kemi patur deputet në Parlamentin e Serbisë, por fatin tonë nuk na e kan zgjedhur, jo pse deputetët tanë nuk kan dëshiruar por, se jetojm në nji shtet ku me programe dhe memorandume Serbia e ka diskriminimin, përbuzjen, shpërnguljen, deri në çfarosjen e shqiptarve! Prandaj unë jam i mendimit se vendimi për daljen në votimet parlamentare të Serbisë është i gabuar dhe pos që përfitojn ata që zgjidhen, Serbisës i bëhet edhe nji favor para opinionit demokratik ndërkombëtar për të u arsyetuar se Serbia është shtet demokratik dhe se i respekton të drejtat e pakicave, duke i lejuar të jen deputet në Parlamentin e Serbisë, madje edhe duke i kërkuar të drejtat tona deri në ngritjen e flamurit kombëtar aty e që për këte gjest Serbia do vlerësohet lart nga Parlamenti Evropian!