Restoranti më i vjetër në botë
Kanë darkuar disa prej figurave më të rëndësishme të historisë dhe kulturës, madje edhe sot shumë njerëz e vizitojnë për të perjetuar diçka nga lavdia e së kaluarës. Në zemër të Madridit është një nga restorantet e preferuara të Ernest Hemingway-it.
I quajtur “Restaurante Sobrino de Botin” u hap për herë të parë si një han. Restoranti u themelua në vitin 1725 nga kuzhinieri francez Jean Botin dhe gruaja e tij. Është restoranti më i vjetër në botë duke u shënuar edhe në Librin e Rekordeve Gines. Nuk do ta besoni por ky restorant është funksional edhe në ditët e sotme dhe po në të njejtin vend.
Emri i restorantit është ndryshuar nga Casa Botin në Sobrino de Botin (nipi i Botin), kur znj.Botin vdiq dhe nipi i saj e mori përsipër. Aktualisht ky restorant është në pronësi nga familja González. Botin ka katër kate si edhe një tavernë tradicionale spanjolle. Ka tre dhoma ngrënie: Qilari me verë (“bodrumi”), dhoma Castilla dhe dhoma Felipe IV.
Ernest Hemingway ishte një ndër klientët e këtij restoranti, pasi ai e citoi edhe në librin “Lindja e diellit”.