Serbia do të eksportojë dy milionë litra vaj për Maqedoninë e Veriut
Ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski sot deklaroi se Qeveria e Serbisë ka marrë vendim për të eksportuar dy milionë litra vaj. Nikollovski thotë se autoritetet vendase janë në bisedime për të siguruar sasi nga ky eksport.
“Qeveria e Serbisë në seancë ka vendosur që të eksportojë dy milionë litra vaj për gatim. Vendimi është bërë i ditur sot. Me këtë hyjmë në zbatimin e marrëveshjes – të hiqet “rampa” për prodhimet bazë, grurin dhe misrin dhe të fillojmë zbatimin e marrëveshjeve”, tha Ljupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë.
Nikollovski siguron se vendi ka sasi të mjaftueshme të vajit dhe produkteve tjera bazë dhe se nuk ka nevojë për grumbullime të panevosjme nga ana e qytetarëve.
“Ushqim, miell dhe vaj ka mjaftueshëm, stoqet janë kontrolluar. Qytetarët të mos bëjnë panik, por edhe informacioni të transmetohet qartë, në mënyrë transparente dhe me vërtetësi. Fakti që blehet dy ose tre herë më shumë vaj tregon se deponojnë pa nevojë”, tha Niolovski.