Lajme

Shaip Kamberit i duhen më shumë se 600 vota në Tërrnoc që të shkojë në Beograd

Nëse Shaip Kamberi, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik PVD-së dhe i pari në listën zgjedhore të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, do të jetë sërish deputet i Kuvendit të Serbisë, do të vendoset drejtpërdrejt nga banorët e mahallës së Strukarve nga Tërrnoci i madh. Mandati deputet dhe përfaqësimi i shqiptarëve në parlament varet nga vendvotimi numër 6 në shkollën fillore “Muharrem Kadriu”, ku të drejtë vote kanë 1089 qytetarë të Tërrnocës.

Pas zgjedhjeve të 3 prillit dhe përsëritjes së votimit në 54 vende të vendit, dy javë më vonë, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës kishte 9693 vota (0.25 për qind), që është nën pragun për listat e pakicave kombëtare.

Koalicioni shqiptar në prag të zgjedhjeve në Tërrnoc të Madh thotë se për një vend në Kuvend i duhen edhe 400 vota.

Duke qenë se më 3 prill, në qendrën e votimit numër 6, me një pjesëmarrje prej vetëm 23 për qind, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës mori 226 vota, të cilat u fshinë pas anulimit të zgjedhjeve, është e nevojshme që pjesëmarrja të jetë më e lartë se 55 për qind në këtë vendvotim në fshatin Tërrnoc që i bie të votojnë mbi 600 persona pëe numrin 16.

Kaq shumë njerëz nuk kanë votuar në këtë vendvotim as në vitin 2020, kur krahas zgjedhjeve parlamentare u mbajtën edhe zgjedhjet lokale, në të cilat dalja në komunën e Bujanocit është gjithmonë më e lartë.

Në atë kohë kanë votuar 586 qytetarë, që është rreth 53 për qind e të regjistruarve për të votuar. dhe lista e partive të bashkuara shqiptare për zgjedhjet parlamentare mori 447 vota.

Shqiptarët e Luginës këtë vit dolën në votime në dy lista.

Related Articles

Back to top button