Lajme

Shkarkohet Ardita Sinani

Keshilltaret e kuvendit te Presheves ne nje seance te jashtezakonshme votuan per shkarkimin e kryetares se komunes se Presheves, Ardita Sinani.

Gjithsej votuan 20 keshilltare nga 38 sa jane ne kuvend, 20 votuan per shkarkimin e saj, ndersa keshilltaret e PVD-se dhe PDSH-se nuk kane votuar. Iniciativen per shkarkimin e Ardita Sinanit e nenshkruan keshilltaret nga rradhet e Alternatives per Ndryshim.

Kjo seance u percolle me diskutime dhe debate e akuza nga PVD dhe PDSH ndaj LR-se dhe APN-se.

Pas permbylljes se kesaj seance, Presheva.AL merr vesh se do te thirret seanca tjeter per te vazhduar dhe te formohet qeverisja e re ne komunen e Presheves.

Related Articles

Back to top button