Lajme

Shqiprim Arifi takohet me përfaqësues të OVL-UÇPMB në Preshevë

Shqiprim Arifi kryetari i Presheves dhe zv.kryetari Almin shaqiri kane pritur sot ne takim perfaqesues te OVL-se ne Presheve dhe perfaqesues mga bashkesia lokale Rahovice.

Ne njoftimin ne rrjetin social facebook Arifi ka theksuar perkushtimin dhe mbeshtetjen si pushtet lokal.

Njoftimi i plote:

“Sot, bashkë me Zëvendës Kryetarin mirëpritëm përfaqësues nga Organizata e Veteranëve të Luftës në Preshevë, si dhe përfaqësues nga Bashkësia Lokale Rahovicë.

Bisedat u përqendruan rreth çështjes së koordinimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë dhe u zotuam se do të jemi mbështetës në çdo kohë.

U jemi mirënjohës për punën e palodhur që mbanë lart lavdinë e luftës, ruajtjen e vlerave si dhe edukimin e formimin historik – atdhetar ndër breza si OVL.

Ndërkaq me Bashkësinë Lokale të Rahovicës u dakorduam se bashkëpunimi i vazhdueshëm na forcon në rrugën drejt përmbushjes së kërkesave të çdo qytetari.” ka shkruar Arifi ne rrjetin social facebook.

Kujotjme se OVL nuk ka gjete mbeshtetje nga pushteti i kaluar.

Related Articles

Back to top button