Lajme

Tifozët kosovar e bëjnë për në spital portierin e ekipit kundërshtarë (FOTO)

Është ndërprerë ndeshja derbit ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit edhe pse po zhvilloheshin minutat e fundit të saj.

Ballkani ishte në epërsi 1-0 deri në sekondat e fundit të ndeshjes me golin e Krasniqit të realizuar pas vetëm 30 sekondave lojë, por në fund të sfidës, në skenë doli portieri i Gjilanit i cili shënoi me kokë për 1-1.

Menjëherë pas golit, disa tifozë hynë në fushë dhe me këtë rast ka mbetur i lënduar portieri i Ballkanit Stivi Frashëri i cili kishte nevojë për ndihmë mjekësore dhe u largua nga fusha me autoambulancë, pas çka u transferua në spital.

Policia ka hapur rast për rrahjen e portierit në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se ende nuk ka të arrestuar në lidhje me rastin.
”Portieri është dërguar në qendrën e mjekësisë në Gjilan, ka lëndime trupore”, ka thënë Hashani.

Policia po e heton rastin.

Related Articles

Back to top button