Lajme

Voton kryetarja e Preshevës Ardita Sinani për zgjedhjet parlamentare

Kryetarja e komunes se Presheves, Ardita Sinani, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka votuar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, shkruan Presheva.AL

“Aktivizim kundër pasivizimit. Sot është dita.
Dita kur si qytetar zgjedhim ata dhe ato që do të flasin dhe veprojnë në emrin tonë në parlament.
Në vazhdën e diskriminimit dhe shtypjes shtetërore, të shoqëruar tashmë edhe me politikat e pasivizimit, duhet të jemi çdo herë e më shumë aktiv.
Për deputet e deputete cilësorë dhe të rreshtuar drejt.
Që janë përherë në koalicion me shqiptarët. Me interesin e përgjithshëm.
Votoni.” ka shkruar Sinani ne rrjetin social facebook.

Nderkohe qe ne komunen e Presheves ka pasur dalje te vogel te qytetareve dhe deri ne oren 10 jane regjistruar vetem 680 votues.

Related Articles

Back to top button