Lajme

Voton Shqiprim Arifi për zgjedhjet parlamentare

Bartesi i listes shqiptare Alternativa Demokratike Shqiptare, Shqiprim Arifi, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka votuar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, shkruan Presheva.AL

“Ditë e mirë për demokracinë sot në Luginë të Preshevës. Moment për të dhënë mesazh të fortë kundër çdo përpjekje për të na diskriminuar duke na pasivizuar. Kundër çdo tenative për të na shtypur duke na larguar.

Sot, Lugina e Preshevës ka nevojë për çdo secilin nga ju; për votën tuaj, për të legjitimuar kërkesat tona në Parlament e për të dënuar programet diskriminuese kundër çdo shqiptari.

Bashkë me Arbenitën votuam, për të sotmen dhe të nesërmen, për të rikthyer shpresën, për shqiptarët e Luginës, për vendin që e duam të gjithë.

Dilni dhe votoni, për të siguruar që çdo qytetar të ketë zë dhe çdo shqiptar të ketë votë.” ka shkruar Arifi ne faqen zyrtare ne facebook.

Related Articles

Back to top button