Vuçiq: Jemi miqtë më të mëdhenjë të Maqedonisë së Veriut, jemi vëllezër, nuk kërkojmë asgjë prej tyre
Në një intervistë për TV Pink, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se Sebia është miku më i madh i Maqedonisë së Veriut.
“Ne jemi miqtë më të mëdhenj të Maqedonisë së Veriut, nuk kërkojmë asgjë prej tyre, përveç se të jemi miq dhe vëllezër”, deklaroi Vuçiq.
Vuçiq thotë se si vend fqinj, Serbia nuk ka asgjë kontestuese ndaj Maqedonisë.
“Ne jemi miqtë më të mëdhenj të Maqedonisë së Veriut. Kush është më afër Serbisë? Ne jemi të vetmit që nuk u kërkojmë të ndryshojnë emrin apo gjuhën. As kërkesat tona, as asgjë tjetër. Ne e duam popullin maqedonas. Çfarë kërkojmë prej tyre? Asgjë. Përveç se të jemi në marrëdhënien më të mirë të mundshme. Ne nuk kërkojmë asgjë prej tyre, vëllezërve, tha Vuçiq.
Ndryshe, edhe përkundër deklaratave të Vuçiq se Serbia dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë asnjë kontest si dy shtete, Kisha Ortodokse Maqedonase në vazhdimësi konteston Kishën Ortodokse Maqedonase.