Lajme

A keni aplikuar për ndihmë shtetërore prej 100 euro: Sot është dita e fundit

Aplikimet për ndihmë shtetërore për të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç, në vlerë prej 100 euro, në faqen e Administratës së Thesarit vazhdojnë edhe sot.

Afati i fundit për aplikim skadon në mesnatë.

Të gjithë të rinjtë, shtetas të Republikës së Serbisë, të cilët janë nga 16 deri në 29 vjeç në momentin e regjistrimit, kanë vendbanim në territorin e Serbisë dhe letërnjoftim të vlefshëm, por nuk kanë marrë para në janar, mund të aplikojnë në mënyrë elektronike në portalin e Departamentit të Thesarit idp.trezor.gov.rs

Të gjithë ata që kanë aplikuar për 100 eurot e para të ndihmës në muajin janar, të mos aplikojnë më, sepse ndihma do t’u paguhet automatikisht.

Ministri i Financave, Siniša Mali, ka deklaruar më herët se ndihma financiare prej 100 eurosh, për të cilën të rinjtë aplikojnë deri më 31 maj, do të paguhet më 1, 2 dhe 3 qershor.

Në raundin e parë të ndihmës kanë aplikuar më shumë se një milion të rinj dhe janë paguar më shumë se njëqind milionë euro në ekuivalentin e dinarit nga buxheti në ditën e pagesës, sipas kursit të mesëm të SHKB-së.

Related Articles

Back to top button