Almin Shaqiri – Shaip Kamberit: Përçarës je ti, rezultati po dihet, përgjegjësinë e bafsh me shnet
Kandidati për deputet në parlamentin e Serbisë nga lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, Shaip Kamberi, në një prononcim për klan-kosovën akuzoi Shqiprim Arifin se ai humbi mandatin e deputetit ne fshatin Tërnoc.
“Shqiprim Arifi edhe këto dy-tri ditë të fundit para zgjedhjeve përmes portaleve të veta ka udhehequr nje fushatë negative personalisht kundër meje, koalicionit dhe këtij suksesi, por
secili i ka zgjedhjet e veta” kështu deklaroi Kamberi.
Kamberi fajesoi edhe shqiptaret e Ternoci se votuan partite serbe.
Pas kësaj deklarate të ish deputetit Kamberi ka ardhur reagimi i parë nga zavendes kryetari i APN-së Almin Shaqiri.
Shaqiri i ka thëne Kamberit shkurt dhe qarte se Shqiprimi nuk ka gisht ne kete humbje tenden, por fshati yt Ternoci.
Ky është reagimi i plotë :
“Nuk ka pas Shqiprimi me votu në Tërrnavë, por fshati yt Tërrnoci.
E kur nuk të don fshati yt e njerzit e tu, mos merr yrysh te Shqiprimi në Tërrnavë.
Nuk je tu dit mo as kujna me iu gjujt e me ia lënë fajin.
Përçarjen e ke bë ti, rezultati po dihet tashmë, përgjegjësinë e bafsh me shnet!!!” ka shkruar Shaqiri ne rrjetin social facebook.