Lajme

Ardita Sinani keqpërdor donacionin e Kosovës – DOKUMENT

Ish-pushteti lokal në Preshevë, Ardita Sinani ka keqpërdorur donacionin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht dhuratën e ish-kryeministrit Haradinaj për Parkun e Paqes në Preshevë.

Në punimet e seancës së radhës në Kuvendin Komunal, tek pika e Rebalansit të Buxhetit të Komunës së Preshevës, kam hasur një keqpërdorim të rëndë nga ish-pushteti lokal i Ardita Sinanit (PVDSH), të donacionit nga Republika e Kosovës, gjegjësisht ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, për ndërtimin e Parkut të Paqes në Komunën e Preshevës si dhuratë për Komunën e Preshevës nga vëllezërit dhe motrat tona – taksapagues të Republikës së Kosovës.

Me indinjatë të thellë ndajë me ju, dokumentin ku Ardita Sinani me mjetet e këtij donacioni nga ish-qeveria Haradinaj, ka paguar pllaka trotuari për kompaninë lokale, sponzor i ish-qeverisjes së pazareve.

I siguroj të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës si dhe qeverinë e Republikës së Kosovës që do të zgjidhim këtë keqpërdorim të theksuar nga ish-pushteti lokal për të vazhduar edhe më tej punimet e projektit të parkut, me donacionin nga Republika e Kosovës.

Related Articles

Back to top button