Lajme

Arditë, mjafë u morre me emrin e Shqiprim Arifit

Arditë,

mjaft u morre me emrin e Shqiprim Arifit.

E kuptoj, që të duhet kohë për reflektim, pas amullisë që keni shkaktuar. E kuptoj, që ke nevojë për kohë të qetësohesh nga tensioni i ditës së shkarkimit. Koha shëron plagët Arditë, një ditë do të mësohesh!

Të kuptoj, kur e përmend kaq shpesh emrin e tij, s’të hiqet nga mendja as koha e bashkëpunimit me të, kur e pate me shumë merak se mos po e shkarkojnë Shqiprimin; as tani që po të dhimbsem ditët që ai s’po takohet me njeri, pasi ty kjo të kujton ditët e tua jetëshkurtëra të udhëheqësisë, që i kalove rrugëve për vizita e binjakëzime. E kam parasysh se si mund të jesh ndier kur e ke ditur se po promovon makiazhin dhe modelin e flokëve nga talentet e Preshevës.

E kuptoj, se një si ti që subvencionin frizeren personale me mijëra euro, nuk duron pa shtrënguar duart me manikyrin nga buxheti i qytetatëve, vizitave që i ke siguruar me lajka siç mund ta dinë të gjithë ata që patën punë me ty, se si ti i ke për zotësi ato!

Arditë, Shqiprimi është i zënë me punë. Ai po merret me rregullimin e kaosit institucional që i ke lënë dhuratë me daljen tënde nga komuna. Ai, po tenton të shohë përtej tymit të duhanit që e gjeti zyreve e koridoreve. Ai, çdo ditë po zhbën një problem që ju e keni shkaktuar.

Prandaj Arditë, mos e ngarko veten kur të është dhënë mundësia të pushosh në shtëpi. Mund ta shfrytëzosh këtë kohë për të reformuar mënyrën e mësimdhënies në vatrën e arsimit, pasi kam dëgjuar se ish nxënësit e tu, nuk janë të kënaqur me ty edhe aq.

Dhe për hirë të merakut tënd, njerëzit të cilët ti i ke takuar së fundmi për herë të parë në jetë, Shqiprim Arifi, i ka takuar para shumë vitesh. Atëherë kur Preshevën, më në fund e njohën edhe ndërkombëtarët.

Për fund, Arditë, shfrytëzo kohën të mësosh nga anglishtja apo ndonjë gjuhë tjetër të huaj. Sepse në fotosesionet e tua të takimeve pa ndonjë prurje konkrete, dukeshe e shqetësuar, e ngurtësuar dhe jorehat, se në ato momente përkthyesit ishin larg teje, dhe frika të shihej nga larg. Dhe në të tilla pasiguri, zor se siguroje ndonjë projekt për Preshevën. Ku i dihet, mund të të duhet :).

Related Articles

Back to top button