Lajme

Arifi takim me ambasadorin e Bashkimit Europian

Me Shefin e Delegacionit dhe njëherit Ambasadorin e Bashkimit Europian, z.Emanuele Giaufret.

Në kuadër të zbatimit të politikave për bashkëpunime ndërinstitucinale dhe rajonale, qëndruam sot në Beograd, me diplomatin e Bashkimit Europian, z.Emanuele Giaufret, me qëllim, integrimin e çështjes së Luginës së Preshevës si pjesë e Komunitetit Ndërkombëtar.

Me synimin për të intensifikuar bashkëpunimin, për përmirësimin e pozitës aktuale të shqiptarëve dhe problemeve të rëndësishme të Luginës së Preshevës, e njoftuam Ambasadorin rreth situatës aktuale politike dhe bëmë të qartë, se prezenca e Bashkimit Europian është e domosdoshme, në drejtim të integrimit të Luginës së Preshevës në Dialogun me Serbinë, në Bruksel.

Mirënjohës që u dakorduam për t’u takuar sërish, me angazhimin për të çuar përpara proceset e rëndësishme për vendin.

Related Articles

Back to top button