Lajme

Arifi takon nënën e dëshmorit Kastriot Arifi

Shqiprim Arifi eshte takuar me nenen e deshmorit Kastriot Arifi i cili ka humbur jeten ne Rahovice se bashku me komandant Delten dhe komandant Kingjin.

Arifi e ka takuar ne 21 vjetorin pas perkujtimit ne diten e deshmoreve te zones operative te Presheves.

“Ajo gjithmonë na pret me lot krenarie, prandaj nuk mundëm të kthehemi n’Preshevë, pa e parë nënën e dëshmorit Kastriot Arifi.
Biseda me të përherë e këndshme. Rrëfimet se lindi e rriti trimin e saj dhe i’a fali vendit për betejat e lavdishme, janë inspirim e thirrje për të çuar në vend amanetin e krejt nënave shqiptare.” ka shkruar Arifi.

Kujtojme se dje me 14 maj ne gurishte te fshatit Rahovice nga OVL E UÇPMB-së eshte organizuar manifestim kushtuar deshmoreve.

Related Articles

Back to top button