Lajme

Ata që kanë marrur 100 euro në janar nuk kanë nevojë të aplikojnë përsëri

Aplikimet për ndihmë shtetërore për të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç, në vlerë prej 100 euro, kanë nisur dhe do të zgjasin deri më 31 maj.

Të gjithë të rinjtë, shtetas të Republikës së Serbisë, të cilët janë nga 16 deri në 29 vjeç në momentin e regjistrimit dhe kanë vendbanim në territorin e Serbisë dhe letërnjoftim të vlefshëm, por nuk i kanë marrë parat në janar, mund të aplikojnë në mënyrë elektronike në portalin e Departamentit të Thesarit.

Të gjithë ata që kanë aplikuar për 100 eurot e para të ndihmës në muajin janar, të mos aplikojnë më, sepse ndihma do t’u paguhet automatikisht.

Ministri i Financave, Siniša Mali, ka deklaruar më herët se ndihma financiare prej 100 eurosh, për të cilën të rinjtë aplikojnë deri më 31 maj, do të paguhet më 1, 2 dhe 3 qershor.

Related Articles

Back to top button