Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,80 % në raport me vendimin e datës 16.5.2022.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri nuk ndryshojnë, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 2,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,903 den/kg dhe do të jetë 54,339 den/kg.
Nga data 19.5.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 94,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 96,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 86,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 84,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 54,339 (denarë/kilogram)