Lajme
Çmimet e reja të karburanteve në Serbi: Ja sa kushton tani një litër benzinë dhe sa naftë

Beograd – Janë shpallur çmimet e reja të karburanteve.
Eurodizel do të shitet me çmimin 202 dinarë për litër në të njëjtën kohë nga ora 15:00 e sotme deri të premten, 20 maj, ndërsa benzina motorike Europremium BMB 95 për 180 dinarë për litër, raportojnë mediat. Këto janë të njëjtat çmime si në shtatë ditët e mëparshme.
Dekreti për kufizimin e çmimit të karburanteve në pikat e karburantit u miratua për herë të parë më 10 shkurt dhe që atëherë është shtyrë disa herë. Sipas dekretit të fundit, të publikuar në “Fletoren Zyrtare të RS”, kufiri i çmimeve të derivateve të naftës është zgjatur deri më 31 maj të këtij viti.