Lajme

Çmimet po rriten edhe në Hungari

Çmimet e konsumit në Hungari u rritën me 9.5 për qind nga viti në vit në prill nga 8.5 për qind në mars, njoftoi sot Byroja Qendrore e Statistikave (KSH).

Çmimet e ushqimeve u rritën për 15,6 për qind, ku buka dhe mishi i shpendëve u rritën për 29,5 për qind dhe produktet e qumështit për 22,5 për qind krahasuar me prillin e vitit 2021.

Lëndët djegëse motorike kushtuan 12.7 për qind më shumë muajin e kaluar, ndërsa çmimet e pijeve alkoolike dhe produkteve të duhanit u rritën me 5 për qind.

Sipas indeksit të harmonizuar të rregulluar të çmimeve të konsumit, i cili mundëson krahasimin e inflacionit midis vendeve anëtare të BE-së, inflacioni hungarez në muajin prill shënoi vlerën 9.6 për qind, ndërsa inflacioni bazë, i cili përjashton çmimet e paqëndrueshme të karburanteve dhe ushqimeve, arriti në 10.3 për qind.

Në bazë mujore, inflacioni i prillit u rrit me 1.6 për qind në Hungari.

Related Articles

Back to top button