Lajme

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, Arifi: “Vlerësoj lart punën e palodhshme”

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve.

12 Maji, është dita në të cilën nderojmë Infermierët për përkushtimin e tyre vetëmohues dhe sakrificave që ata bëjnë 24 orë në shërbim të shëndetit dhe mirëqenies së pacientëve.

Sfidat e kohës kanë dëshmuar se ata vihen në vijën e parë të frontit kur është puna për të investuar në sigurinë e shëndetit të njerëzve. Këtë e kemi parë së fundmi me pandeminë e fundit globale, luftë e cila morri jetë njerëzish dhe prej saj mësuam më shumë mbi humanitetin.

Vlerësoj lart punën e palodhshme, profesionalizmin dhe kujdesin që ofrojnë infermierët, të gatshëm në çdo kohë.

Gëzuar Ditën e Infermierëve!
Keni qenë dhe jeni krenaria jonë!

Related Articles

Back to top button