Drejtuesit që përdorin celularë në timon mbeten pa patentë
Gjoba deri në 4000 euro.
Në Belgjikë nuk ka shaka, problemi me celularët u mor seriozisht nga ligjvënësit atje. Shumë seriozisht. Në disa pjesë të vendit është futur një rregull për gjoba deri në 4000 euro dhe humbjen e patentës së shoferit deri në pesë vjet nëse përdoret celulari.
Ndalohet gjithashtu zgjedhja e rrugëve në navigacion gjatë vozitjes.
Policia belge regjistroi 2387 shkelje dhe 503 licenca u hoqën në aksionin e fundit. Për 48 orë, policia kreu kontrolle në të gjithë Belgjikën. Qëllimi ishte luftimi i shpërqendrimeve gjatë drejtimit të automjetit, një fenomen që besohet të jetë shkaku i një të katërtës së aksidenteve rrugore në vend.
Nga gjithsej 2387 shkelje, 2331 kishin të bënin me përdorimin e telefonave inteligjentë gjatë drejtimit të automjetit dhe 114 me situata të tjera që çojnë në mos fokusimin e drejtuesit në rrugë.
Në disa bashki, prokuroria ka urdhëruar heqjen e menjëhershme të patentës për gjithsej 503 drejtues mjetesh.