Lajme
Hamdi Fejzullahu emërohet zëvendës kryetar i Kuvendit

Pikë e rendit të ditës sot ishte edhe Shqyrtimi i propozim aktvendimit mbi konstatimin e dorëheqjes së zëvendës antarit z.Mendim Berisha, shkarkimin e zëvendës sekretarit dhe emërimin e zëvendës antarit dhe zëvendës sekretarit të komisionit komunal zgjedhor.
Shumica në kuvend votuan edhe propozim aktvendimin mbi shkarkimin e zëvendës kryetarit të Kuvendit komunal Preshevë, Shpat Aliu. Të pranishmit e partive në pushtet kanë miratuar edhe propozim aktvendimin mbi zgjedhjen e zëvendës kryetarit të Kuvendit komunal Preshevë.
Pas ofendimeve dhe fjalimeve te opozites PDSH dhe PVD, Hamdi Fejzullahu u emërua zëvendës kryetar i Kuvendit komunal në Preshevë.