Lajme
Jo zyrtarisht: Rreth 630 persona kanë votuar në Tërnoc, Shaip Kamberit i duhen 610 për të shkuar deputet
Rreth 630 votues votuan sot për herë të dytë në zgjedhjet e përsëritura parlamentare në Tërnoc të Madh, ndërsa Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës i nevojiteshin 610 vota për mandatin e deputet, mësohet jozyrtarisht.
Gjithashtu jozyrtarisht, deri në fund të ditës së zgjedhjeve nuk u raportuan parregullsi të mëdha.
Nga këto zgjedhje varet nëse Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës do të marrë një mandat në Kuvendin e Serbisë, për të cilin i duhen 610 vota.
Me kusht që të gjithë ata që votuan sot në vendvotimin numër 6 në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” ta japin votën e tyre për Koalicionin e Shqiptarëve dhe nëse nuk ka ankesa për procesin zgjedhor, Shaip Kamberi do të jetë deputet në parlamentin e Beogradit.