KF Lugina sezonin e ardhshëm e nis në ligën “Zona e jugut”
Klubi futbollistik Lugina nga Presheva është kampion i Ligës së Qarkut të Pçinjës dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Zonën e Jugut.
Skuadra e Preshevës siguroi një renditje më të lartë në xhiron e fundit të luajtur të dielën, me fitoren bindëse ndaj Radniçkit 2021 nga Vranja (7:0), duke lënë pas Mineralac nga Vranjska Banja për shkak të golavalencës më të mirë.
Nga sezoni i ardhshëm në Zonën e Jugut do të luajnë dy klube shqiptare, KF Tërnoci ekip i cili vite më parë është në këtë ligë dhe KF Lugina e cila sezonin e ardshëm do ta nis në këtë ligë.
KF Tërnoci ishin të parët që uruan fitoren KF Luginës dhe kalimin në një ligë më lartë me mesazhin “shihemi në derbin e shqiponjave”.
Edhe kryetari i komunës, Shqiprim Arifi, ka uruar klubin nga Presheva për suksesin historik, duke falënderuar lojtarët që i kanë bërë krenarë preshevarit.