Lajme
Në “gurishtë” të Rahovicës përkujtohet 21 vjetori i rënies së dëshmorëve të UÇPMB
Me rastin e 21 vjetorit të rënies së dëshmorëve të UÇPMB-së në “gurishtë” të Rahovicës përkujtohet 21 vjetori i rënies së dëshmorëve të UÇPMB-së të Zonës Operative të Preshevës, Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇPMB-së në bashkëpunim me BL të Rahovicës, u organizua “Tubimi përkujtimor tradicional 14 maji”. Manifestimi mbahet çdo vit për nderë të dëshmorëve të kombit të rënë në ZOP.
Të gjithë të pranishmit me një minutë heshtje nderuan veprat, kontributin e më të shtrenjëtn e tyre që dhanë jetën për këto toka shqiptare. Qindra qytetarët, familjar të dëshmorëve, invalid të luftës, bashkëluftëtar, udhëheqës të pushtetit lokal të Preshevës dhe shumë qytetarë ishin për të përkujtuar dhe nderuar dëshmorët e rënë në këtë akademi përkujtimore.