Lajme
Në Kosovë pa test dhe pa vaksinë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se kolonat e gjata të veturave në vendkalimin kufitar “Bllacë” janë krijuar për shkak të festës së Fitër Bajramit dhe për shkak të faktit se Kosova ka hequr masat kufizuese ndaj Covid-19.
“Republika e Kosovës nga data 02.05.2022 ka hequr masat kufizuese ndaj COVID-19”, thonë nga MPB.
Nga MPB deklarojnë se janë ndërmarrë masat e nevojshme për të mundësuar qarkullim të lirë.
Ndërkaq nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë për tv21.tv thanë shtetasit e Maqedonisë së Veriut për hyrë në Kosovë nuk kanë nevojë për vërtetim të vaksinës për Covid-19, ose për për test të Covid-19