Lajme
Në Preshevë nesër mbahet mësimi i rregullt
Të dashur nxënës,kolegë/e dhe të respektuar prindër
Pas alarmit të rrejshëm ditën e premte,me ç’rast ishim të detyruar të ndërpresim mësimin,ju informojmë se pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirave të caktuara nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata mbi dyshimin e ekzistimit të një bombe në rrethin e shkollës “prof Ibrahim Kelmendi “ka rezultuar të jetë e rrejshme!
Prandaj,ju informojmë se nesër,ditë e hënë,vijojmë mësimin në mënyrë të rregullt!
Urojmë të mos na përsëriten më lajme të tilla të cilat i shqetësojnë nxënësit dhe personelin arsimor!