Lajme

Në Shkup ia plagos qenin komshisë, nuk mund ta duronte ulurimën e tij çdo natë

MPB informon se dje në ora 08.25 në Stacionin Policor Draçevë është raportuar se në rrugën Maleshevska, K.V (67) nga Shkupi ka shtënë me armë dhe me dy plumba dhe ka plagisur një qen në pronësi të fqinjit të tij, i cili ndodhej në oborrin e tij.

-Sipas raportimit, më parë K.V. raportoi se fqinji i tij i mbante qentë pa mbikëqyrje, thuhet në buletinin e policisë.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë dhe personin K.V. i është konfiskuar arma dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet parashtresa përkatëse.

Related Articles

Back to top button