Nga sot fillon regjistrimi i 100 eurove për të rinjtë
Nga sot deri më 31 maj, të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç mund të aplikojnë në portalin e Administratës së Thesarit idp.trezor.gov.rs për 100 euro ndihmë shtetërore, e cila do të paguhet në datat 1, 2 dhe 3 qershor.
Ministri i Financave, Sinsha Mali, paraprakisht ka përmendur se të drejtën e aplikimit kanë të rinjtë që nuk kanë aplikuar në raundin e parë dhe ata që kanë aplikuar tashmë nuk duhet ta bëjnë më.
Shpjegohet se procesi i ri i aplikimit është i hapur për ata që ndërkohë kanë mbushur moshën 16 vjeç, ose e kanë fituar këtë të drejtë në ndonjë mënyrë tjetër, pra nëse kanë pasur të drejtë herën e kaluar, por nuk kanë dashur ta përdorin.
Mali deklaroi se në raundin e parë të pagesave nga 100 euro kanë marrë 1.059.425 të rinj.
Ministria e Financave bëri të ditur se në aplikacion duhet të shënohet numri i ID-së, JMBG dhe llogaria në bankën ku dëshironi të merrni 100 euro.
Nëse një person nuk ka llogari bankare, ai zgjedh vetëm emrin e bankës dhe Ministria do të hapë një llogari të përkohshme në atë bankë në emër të tij dhe ai do të mund të tërheqë para me disa nga dokumentet e tij personale.