Lajme
Nga Zvicra drejt Bujanocit me biçikletë (Foto)
Janë raste të rralla kur dikush niset për në vendilindje, për të kaluar mijëra kilometra dhe ate me bicikletën e tij, për të arritur në vendlindje.
Kësaj here bashkatdhetari ynë, atdhetari dhe poeti i njohur nga Lluçani i Bujanocit, z. Vaxhid Xhelili, është nisur me bicikletën e tij për të ardhur në vendlindjen e tij të dashur.
Vaxhidi përkohësisht jeton dhe vepron në qytetin e Bazelit në Zvicër, dhe ka një javë që është nisur nga Bazeli në drejtim të vendlindjes.
Vaxhid Xhelili e kishte ëndërr që të vijë në vendlindje ndryshe, siç ka ardhur herave të tjera, kësaj here ai u nis me bicikiletën e tij.
Po ashtu ai njihet si një vrapues i shkëlqyeshëm dhe ngasës i bickletës së tij me kilometra të shumta.