Lajme

Për 1 vit në Bujanoc pasivizohen 84 adresa

Adresat e 84 qytetarëve në komunën e Bujanocit janë pasivuar që nga fillimi i vitit të kaluar deri në prill të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Bujanocit, e cila praktikisht mohon pretendimet e përfaqësuesve politikë shqiptarë për fshirje masive të shqiptarëve nga regjistri.

Të dhënat për pasivizimin i ka prezantuar të mërkurën shefi i stacionit policor në Bujanoc, Goran Saviq, në seancën e Këshillit Komunal për Siguri dhe Parandalim të Krimit.

Në të njëjtën periudhë, 1.523 banorë të rinj kanë regjistruar vendbanimin e tyre në komunën e Bujanocit.

Related Articles

Back to top button