Lajme

Policia nga sot mbanë ushtrime në poligonin në Leran do të ndëgjohen krisma

Zyrtarët policorë të Drejtorisë së Policisë në Vranjë, në periudhën prej 9 deri më 31 maj të këtij viti, do të kryejnë qitje luftarake, njoftuan nga Policia e Vranjës.

Ushtrimet do të zhvillohen nga ora 8.30 deri në 16.00.

Siç është bërë e ditur, të shtënat do të zhvillohen në poligonet e mëposhtme:

– Në poligonin e rregulluar të qitjes në fshatin Radiçevci, komuna e Bosilegradit, më 20 maj të këtij viti.

– Në poligonin e qitjes në fshatin Donja Trnicë, komuna Trgovishte, më 23 maj të këtij viti.

– Në poligonin e rregulluar të qitjes në fshatin Stubal, komuna Vlladiçin Han, më 24, 25, 26, 27 dhe 30 maj të këtij viti.

– Në poligonin e rregulluar të qitjes në fshatin Liljancë, komuna e Bujanocit më 16, 17, 18 dhe 19 maj të këtij viti.

– Në poligonin e rregulluar të qitjes në fshatin Leran, komuna e Preshevës më 9, 10, 11 dhe 13 maj të këtij viti.

Gjatë ditëve të përmendura, në periudhën nga ora 06.00 deri në ora 16.00 ndalohet lëvizja, ndalimi dhe qëndrimi i njerëzve, kafshëve, mjeteve motorike dhe ekipeve të bagëtive në hapësirën e poligonit.

Vendi i qitjes ku do të kryhen të shtënat do të shënohet me flamuj të kuq, targa me mbishkrimin: “MOS SHKO MË TUTJE – GJUAJNË” dhe do t’u sigurohet roje, njofton Drejtoria e Policisë së Vranjës.

Related Articles

Back to top button