Lajme
Preshevë, shtylla e dritave lëmsh me kabllo, rrezikohen fëmijët nga rryma

Një shtyllë e ndriçimit në shëtitoren në rrugën 15 nëntori në Preshevë ka mbetur e hapur dhe telat të cilët duken lëmsh janë mbështjellur me ngjitës të zi por nuk janë mbuluar ashtu si duhet.
Në këtë shëtitore kalojnë mosha të ndryshme e më së shumti janë në rrezik fëmijët të cilët mund të pësojnë nga kjo shtyllë.
Vizitori i Presheva.AL ka fotografuar dhe ka dërguar foton nga vendi i ngjarjes duke shkruar ja në çfarë gjendje e ka lënë kompania e cila ka qenë e ngarkuar për mirëmbajtjen e rrymës në komunën e Preshevës nga pushteti i kaluar dhe ka kërkuar nga komuna të rregullohet. Presheva.AL lut qytetarët e komunës sonë që të kenë kujdes të shtuar kur të kalojnë bashkë me fëmijët në këtë zonë të qytetit.