Lajme

Ragmi Mustafa uron Bajramin

Të dashur qytetarë të besimit islam në komunën Preshevë, Luginë dhe kudo ku jeni.

Çdo festë fetare ka mësimin dhe mesazhin e saj të veçantë. Fitër Bajrami vjen pas sakrificës së abstenimit nga ushqimi, pijet dhe devijimet shpirtërore. Ai është një shkollë e vetëdisiplinës dhe karakterit. Këto ditë, në përputhje me traditën tonë shqiptare, duhet t’i drejtohemi njëri-tjetrit, familjes, miqve dhe njerëzve të afërt. Duani njëri tjetrin, respektone, ndihmone, udhëzone e çka jo tjetër gjithmonë në rrugë të mbarë drejt kombit e besimit islam.
Kujtoni më të dashurit Tuaj që tanimë nuk ndodhen në mesin e të gjallëve, kujtoni prindërit, vëllezërit, motrat, miqt, e posaçërisht dëshmorët e kombit.

Falënderoni brezat pararendës dhe Zotin që sot jemi pjesë e kësaj bote të mirat e së cilës po i shijojmë.

Gëzuar festa e Fitër Bajramit!
Ragmi Mustafa

Related Articles

Back to top button