Rriten çmimet – Druri për 20% më i shtrenjtë, peleti deri në 50%
Çmimet e druve të zjarrit, drurit dhe peletit janë dukshëm më të larta në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa sipas njoftimeve të shitësve deri në vjeshtë priten rritje të reja të çmimeve.
Një metër kub dru këto ditë nuk mund të blihet më pak se 50 euro, ndonëse çmimi është më shpesh se 55 euro.
Vitin e kaluar, druri është shitur, varësisht nga koha dhe cilësia, me çmim prej 40 deri në 45 euro, kështu që tani për tani janë rritur për 20 për qind.
Rritje dukshëm më e lartë e çmimeve është shënuar te peleti, kështu që tani një paletë (rreth një ton) kushton 300 euro, ndërsa vitin e kaluar mund të blihej nga 200 në 250 euro.
“Ka një interes dhe kërkesë të madhe nga konsumatorët, gjë që është e kuptueshme sepse paralajmërohen çmime edhe më të larta për fillimin e sezonit të ngrohjes. Gjithçka është bërë më e shtrenjtë, karburantet, transporti, prandaj ky çmim është më i lartë”, thonë shitësit.