Sa para paguajmë për shtetin sa herë mbushim naftë
Dekreti i Qeverisë për kufizimin e çmimeve të derivateve të naftës dhe Euro premium BMB 95 është zgjatur dhe do të zgjasë deri në fund të majit. Ky Dekret parasheh edhe uljen e akcizës për 15 për qind dhe duhet të arrijë në 49,16 dinarë për litër për benzinë dhe 50,56 për euro dizel. Mirëpo, kryetari i Shoqatës së Pronarëve të Pompave Private, Milan Rakiq, pohon se shteti në fakt vendos një akcizë më të lartë se sa parashikohet me ligj.
Dekreti i parë për çmimet e kufizuara me pakicë të Eurodieselit dhe benzinës u miratua nga Qeveria më 10 shkurt dhe tashmë në mars mori vendim për uljen e akcizës, që prek shtetin në çmimin e karburanteve, me 20%. Ai vendim ka qenë i vlefshëm deri më 30 prill dhe më pas është marrë një i ri. Aty thuhet se akciza do të ulet me 15% dhe se masa do të jetë e vlefshme deri më 31 maj.
Sipas këtij dekreti, akciza për naftë duhet të jetë 50,56 dinarë për litër, ndërsa para datës 29 prill, kur është ndryshuar për herë të fundit ky Dekret, ka qenë 47,58 dinarë. Situata është e ngjashme me benzinën. Akciza tani është rritur nga 46,27 në 49,16 dinarë për litër. Këto shuma janë të përcaktuara në Ligjin për akciza dhe duhet të zbatohen.
Mirëpo, Milan Rakiq, kryetar i Shoqatës së Pronarëve të Pompave Private, ka dorëzuar në redaksinë e Nova një faturë, në bazë të së cilës pretendon se akciza është më e lartë, gjegjësisht se ky Dekret nuk e ka ulur atë.
Çmimi i euro dizelit në pompa aktualisht është 206,2 dinarë për litër. Ky çmim përfshin çmimin e rafinerisë, marzhin, por edhe tarifat e ndryshme që çdo shofer i paguan direkt shtetit. Çmimi i rafinerisë së euro dizelit aktualisht është 103,76 dinarë për litër, ndërsa çmimi i marzhit maksimal që mund të arrijë shitësi është rritur nga gjashtë në shtatë dinarë. Paratë e mbetura shkojnë për shtetin.