Sami Salihu dhe Shqiprim Arifi takim të dobishëm me përfaqësues të OSBE-së në Beograd
Kryetari i Presheves, Shqiprim Arifi dhe kryetari i kuvendit komunal Sami Salihu të shoqëruar nga zëvëndës kryetari i komunës Almin Shaqiri dhe shefi i kabinetit të komunës Visar Memeti kanë qëndruar në Beograd në takim me përfaqësues të OSBE-së, përcjell Presheva.AL
Sipas postimit ne rrjetin social facebook ky ka qene nje takim i dobishem.
“Në kuadër të zbatimit të politikave për bashkëpunime ndërinstitucinale dhe rajonale, qëndruam sot në Beograd, me shefin e misionit të OSBE-së në Serbi, z.Jan Braathu.
Me qëllim thellimin e bashkëpunimit për çështje dhe probleme të rëndësishme të Luginës së Preshevës, gjatë takimit shkëmbyem mendime dhe tema diskutimi, për të cilat rikonfirmuam se duhet punë konkrete në realizimin e disa synimeve madhore që janë prioritet i pakompromis.”
Fshirja e adresave nga regjistri qendrore i banoreve te Lugines ishte edhe nje teme diskutimi ne kete takim.
“Pasivizimi i adresave të shqiptarëve, njohja dhe problemi me nostrifikimin e diplomave nga Kosova, çështja e mungesës së teksteve në shkolla, mospërfshirja e shqiptarëve nëpër institucione shtetërore dhe të tjera në lidhje me përballjen me diskriminimin, ishin disa nga pikat e trajtuara më gjerësisht.” ka shkruar Arifi.