Lajme

Sami Salihu tregon çfarë i tha Shaip Kamberi “2 vite Ardita Sinani kryetare pastaj Ragmia shkon te shpija”

Ne emisionin Debat Plus ne televizionin Dukagjini ishte i ftuar Shaip Kamberi, ai gjate intervistes ishte perballe analisteve dhe iu shtruan shume pytje per gjendjen aktuale politike ne Lugine pas zgjedhjeve te fundit parlamentare, percjell Presheva.AL

Kamberi gjate bisedes permendi emrin e Sami Salihut dhe ky i fundit me kerkese tek drejtuesi i emisionit Ermal Panduri u kyq ne emision per ti replikuar Shaip Kamberit ne studio direkt.

Gjate replikes Sami Salihu, kryetari i kuvendit komunal ne Presheve ka deklaruar publikisht se gjate marreveshjes koalicionareqekishin arritur ne mars te vitit 2021, Kamberi i kishte thene se pas dy viteve te cilat do ti udheheq Ardita Sinani do te prishej koalicioni dhe Ragmi Mustafa të shkojë në shtëpi.

Kryetari i Kuvendit Sami Salihu, ka zbuluar planin e PVD-së që të tradhtojë PDSH-në dhe ta largojë pushtetin nga Ragmi Mustafa. Kujtojmë se ky koalicion nuk eshte aktual dhe tani me Presheven e udheheqin dy partite shqiptare Alternativa per Ndryshim-APN e cila udhehiqet nga Shqiprim Arifi dhe Levizja per Reforma-LR e udhehequr nga Sami Salihu.

Related Articles

Back to top button