Lajme

Shaip Kamberi nuk arrin të bëhet deputet për 12 vota

Sipas informacioneve te siguruar nga Presheva.AL nga vendvotimi numër 6 në Tërnoc, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka marrë 598 vota, të cilat janë të pamjaftueshme për një mandat deputeti.

SPS ka 6 vota, ndërsa 11 janë të pavlefshme.

Siç njoftoi më herët Presheva.AL, Koalicionit Shqiptar të udhëhequr nga Shaip Kamberi i nevojiteshin 610 vota për të hyrë në Kuvendin e Serbisë.

Related Articles

Back to top button