Shaip Kamberin edhe pas thirrjes së Albin Kurtit, Tërnoci nuk e voton për deputet
Shpresa e fundit e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës ishte rivotimi në fshatin Tërnoc, shkruan Presheva.AL
Fati i Shaip Kamberit për të shkuar në Beograd varej sot më 27 maj 2022 nga fshati i tij i lindjes, me saktësisht nga mahalla e strukarve në të cilën gjykata e Beogradit ka vendosur që ti përsërisë zgjedhjet parlamentare per herë të tretë.
Presheva.AL mëson se Shaip Kamberi nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme në fshatin e tij që ti përfaqësoj shqiptarët e Luginës në Beograd.
Sipas rezultateve të siguruara nga Presheva.AL në vendvotimin numër 6 në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc ka perfunduar gjithçka dhe rezultatet janë si më poshtë.
11 – vota te pavlefshme
2 – vota per Alternativa Demokratike Shqiptare – ADSH
1 – Koalicioni NADA
6 – SPS
598 – Koalcioni i Shqiptareve te Lugines
Me këtë rezultat Kamberi nuk arrin të përfaqësojë shqiptarët e Luginës së Preshevës në parlamentin e Beogradit.
Kujtojmë se Shaip Kamberi i priu përçarjes së spektrit politik në Luginë që të ndahen në dy lista për zgjedhjet parlamentare në qeverinë e Beogradit.