Lajme

SHEQERI NË SERBI SHITET ME KËTË ÇMIM – Nga dje kanë hyrë në fuqi masat e reja

Ditët e fundit në shumicën e dyqaneve ka qenë thuajse e pamundur të gjesh sheqer në një paketë kilogramësh.

Në shumicën e qyteteve, nuk ka sheqer në raftet e dyqaneve dhe supermarketeve. Sheqeri edhe kur del nëpër dyqane shitet shpejt, por nga dje tregtarët do ta shesin sheqerin në Serbi me çmim të ri. Një kilogram do të kushtojë 89 dinarë, qoftë në paketime të vogla apo të mëdha. Sipas informacioneve, Qeveria nesër do të miratojë 260 tonë sheqer nga rezervat mallrash, gjë që do të stabilizojë furnizimin në treg dhe do të ndalojë mungesat e shkaktuara artificialisht.

Këto masa u krijuan pasi ishte thuajse e pamundur gjetja e sheqerit në një paketë kilogramësh në shumicën e dyqaneve në ditët e mëparshme. Situata nuk ishte shumë më e mirë as për pako më të mëdha, sepse në atë rast sheqeri shitej nga 140 deri në 190 dinarë për kilogram. Çmimi për një paketë kilogrami është kufizuar nga Qeveria në nivelin 83 deri në 90 dinarë.

Për shkak të gjithë këtyre problemeve, sheqeri ishte një nga temat më të rëndësishme dje. Për këtë arsye janë përcaktuar masat e reja, të cilat Qeveria i ka miratuae.

“Masat e reja praktikisht do të parandalojnë skenarin aktual që sheqeri në thasë kushton deri në 190 dinarë për kilogram dhe sheqeri në një paketë kilogrami, çmimi i të cilit ishte i kufizuar në 90 dinarë, nuk ishte në rafte për shkak të blerësve.

Related Articles

Back to top button