Lajme

Shqiprim Arifi në Zvicër takohet me djalin e Bexhet Sallahut

Shqiprim Arifi, kryetar i Presheves po qendrone ne vizite ne Zvicer. Ne kete rrugetim Arifi ka takuar miq dhe familjar te tij ne shtetin e Zvicres, shkruan Presheva.AL

Takimi i fundit i Arifit ishte ne Zvicer duke u takuar me djalin e biznisemit te njohur preshevar Bexhet Sallahu.

Kete takim e ka bere te ditur vete Arifi ne faqen e tij ne rrjetin social facebook duke ndare fotot dhe detajet e takimit.

“I nderuar të isha në pritjen e Kudret Sallahut, njërin nga drejtuesit e kompanive AirPrishtina dhe AirChair.
Me sipërmarrësit më të suksesshëm në Zvicër me rrënjë shqiptare, pasardhës të Behxhet Sallahut. Me një grua në krye të një kompanie dhe me historinë më të suksesshme të shqiptarëve preshevar në Zvicër, plot krenari qëndruam sot bashkë, për të ndarë më shumë nga eksperiencat në sipërmarrje!
Emra të mëdhenj në promovimin e imazhit të shqiptarëve në Zvicër, që me zgjuarsi e kreativitet mbajtën vazhdimësinë e traditës në biznes e çështje humanitare, shembull i suksesit në diasporë!” ka shkruar Arifi.

Kujtojme se Bexhet Sallahu ishte njeriu qe beri shume per kombin e vet dhe ishte nje humanist i madh per bashkatdhetaret duke i mbajtur te lidhur me vendlindjen e tyre.

Related Articles

Back to top button