Shqiprim Arifi uron Bajramin
Të dashur bashkëqytetar dhe ju bashkëatdhetar,
Gëzuar festën e madhe të Fitër Bajramit
Duke qëndruar me shpresën se muaji Ramazan na shërbeu për të forcuar lidhjen me Zotin dhe se çdo adhurim në këtë muaj na është pranuar; në ditën më të mirë pas një maratone të gjatë, uroj për çdo besimtar Fitër Bajramin.
Ishte një muaj përkushtimi shpirtëror, që sjell në vëmendjen tonë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë; një muaj që na kujton se sa e rëndësishme është paqja dhe solidariteti mes nesh.
Festa e Bajramit është simbol i paqes, i gëzimit, i harmonisë dhe patjetër i qetësisë shpirtërore.
Duke uruar që kjo festë e paqes dhe kënaqësisë shpirtërore, t’ju gjejë me shëndet dhe mirëqenie të plotë si dhe pranë më të dashurve tuaj, të bashkuar me përgëzime, e paçi një ditë të mbushur me gëzim, pa i harruar edhe nevojtarët që i kemi obligim, si dhe ata që nuk janë më në mesin tonë.
Uroj që të keni gjithmonë dashuri e harmoni në mjediset ku veproni dhe këtë frymë ta përcillni kudo!