Lajme

Shqiprim Arifi viziton Moravicën, apelon qytetarët të paguajnë borxhet

Në Ndërmarrjen Moravica, për t’u takuar me ushtruesin e detyrës së drejtorit, Zihni Kamberin.

Gjithmonë e kemi patur me shumë interes çështjen e Moravicës, si një nga institucionet më jetike të qytetit. Mbarëvajtja dhe rregulli në këtë institucion ka qenë përherë prioritet për qeverisjen tonë, ndaj dhe i kemi dhënë besimin Zihniut, për të rivendosur në rend dhe disiplinë të re, ruajtjen e ambientit të Preshevës, si detyrim moral e politik, pasi sa herë që jemi rikthyer në krye të detyrës, e kemi gjetur me keqpërdorime të buxhetit dhe me një keqmenaxhim institucional.

Edhe kësaj here inkasimi ka rënë në mënyrë drastike, gjë që na bën ta mirëkuptojmë qytetarin kur nuk u pëmbahet detyrimeve ndaj Moravicës, duke e ditur që në krye të saj kanë qenë drejtues që vet i detyrohen me borxh institucionit në fjalë.

Pavarësisht kësaj, apelojmë tek çdo qytetar për bashkëpunim të ndërsjellë në këtë aspekt, se detyrimet i kemi obligim në mëyrë që të kemi efikasitet në përmirësimin e kualitetit të jetës.

Angazhimi i përbashkët në shërbim, është vashdimësi e përmirësimit të jetës së qytetarëve!

Related Articles

Back to top button