Simboli “Unë e dua Bujanocin” vendoset në sheshin e qytetit
Në Bujanoc ka përfunduar ndërtimi dhe vendosja e simbolit të parë, i cila në thelb mban mesazhin “Unë e dua Bujanocin”.
Ky është simboli i parë i bërë në qytetin e Bujanocit dhe i përket të gjithë nacionaliteteve qe jetojnë në këtë komunë.
Ideatori dhe kreatori i këtij simboli është Nagip Taipi nga fshati Tërrnoc, i cili këtë ide e filloi nga profili i tij në facebook kështu duke gjetur edhe donatorë të cilët mbështetën finaciarisht këtë ide.
“N’daçit lexone, “Unë e dua Bujanocin”, ndaçit “I ja volim Bujanovac” e ndaçit, “I love Bujanoc” i rëndësishëm është mirkuptimi me njëri tjetrin. E falenderoj donatorin e këtij projekti të dashnisë, Mensur Ibrahimin, nga fahati Tërrnoc i cili ng diaspora tregoj dashninë për vendlindje. Si dhe Agon Ademin për bashkëpunim në përpunimin e idesë. Njëkohësisht edhe komunën e Bujanocit për përkrahje.” ka thënë Nagip Taipi ideatori dhe kreatori i këtij simboli.