Lajme

Votohet në Tërrnoc për herë të tretë

Hapet qendra e votimit në Tërrnoc për herë të tretë, ska raportime për parregullsi deri tani
Zgjedhjet parlamentare sot mbahen për herë të tretë në më pak se dy muaj në vendvotimin numër 6 në shkollën “Muharem Kadriu” në Tërnoc të Madh.

Kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ), Fejzi Beqiri, tha se vendvotimi është hapur me kohë dhe se procesi është duke ecur pa probleme.

– Nuk kemi pasur raportime për ndonjë parregullsi deri më tani. Unë personalisht do ta vizitoj qendrën e votimit gjatë ditës – thotë Beqiri.

Dy votimet e mëparshme në këtë vendvotim (3 dhe 28 prill) janë anuluar për shkak të parregullsive.

Duhen rreth 650 vota për të hyrë në parlament.

Related Articles

Back to top button